POGRADEC- Një 27-vjeçar është dëmtuar gjatë punimeve në shtëpinë e tij në Pogradec. Mësohet se 27-vjeçari Renato Sehiti është dëmtuar me xham gjatë punimeve duke u plagosur në kraharor.
Bëhet me dije se Sehiti është nisur drejt Traumës me helikopter. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
‘Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1 Pogradec, shtetasi R. S. dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një xham i thyer, në banesën e tij. Aktualisht ndodhet në spital, për mjekim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit’, njofton policia lokale.