Fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, Dijonis Biba e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me ironi, nga Dubai.
Prej disa ditësh ish-fermeri ka nisur pushimet luksoze dhe komentet se “ia gjeti vendin” çmimit të madh prej 100 mijë euro të Ferma VIP kanë qenë aty prezente.
Prandaj sot në një InstaStory, Dijonisi shkruan: Sapo mbaruan lekët që fitova. Kush ma paguan biletën e kthimit?
Me më shumë se dy muaj qëndrim në “Ferma VIP”, shqiptarët e njohin tashmë karakterin e Dijonisit dhe e dinë mirë se deklaratat e tij bazohen kryesisht në humor.
Dhe ky duket të jetë karakteri i tij edhe jashtë lojës.