Vajza nga Erseka kthehet nga Zelanda e Re për të shoqëruar në Maturë shokun me sindromën Down: Premtimin s’e tret as dheu

Nga Xhensil Shkëmbi

“Premtimin nuk e tret as dheu” – Dashuri e pastër si ajo e KaterinësMaturantët e Ersekës shkelën mbi tapetin e kuq. I gjithë qyteti ishte aty për t’i parë.

Ashtu siç e do tradita.Më i veçanti ndër ta ishte Aldo, i cili është me sindromën Down. I gëzuar, i lumtur, i qeshnin edhe sytë. U çudita. Sa shumë dashuri i falnin të gjithë. Më takoi i ati, më tregoi për shoqëruesen e tij.ÇFARË?! – u habita!

Katerina udhëtoi nga Zelanda e Re drejt Ersekës vetëm për Aldon. Katerina shpenzoi mbi 20 mijë euro bileta sepse mori me vete dhe familjen e saj.

I DETYROI!

Katerina, pse sot këtu?

-Nuk bëhej matura pa mua këtu. Unë i premtova Aldos se do isha për të ditën e maturës. Ishim bashkë dhe në minimaturë, më pas unë ika në Zelandën e Re me familjen

Sa kohë ke që e njeh dhe rri afër Aldos?

-Që 6 vjeç. Që në kopsht. Kemi qëndruar bashkë në shkollë. Deri në fund të klasës së 9. Pastaj prindërit ikën Greqi. E pastaj në Zelandën e Re

Cila është marrëdhënia jote me Aldon?

-Motër e vëlla. (këtu qau, i’u prish make up) Aldo nuk ka ditë që nuk më shkruan në Facebook;

“Motër, si je?”E po nuk e dëgjoi fjalën time;

“Jam mirë të keqen motra, nuk ndalon së shkruari”

Po qaja e unë. Edhe Jona, vajza që po mbante blitz per intervistën. Edhe prindërit po qanin.Motër e vëlla, nga jeta. Sa bukur, dashuria e pastër e Katerinës