Gjithmonë në qendër të thashethemeve, edhe pse të martuar prej 25 vitesh, David dhe Victoria Beckham nuk pushojnë së mahnituri. Detaje të reja dalin në dritë për marrëdhënien e tyre në çift. Ato zbulohen në një biografi të re, “House of Beckham” nga Tom Bower, të cilën gazeta angleze “Independent” e cilëson si shpërthyese.
Në libër zbulojmë se si raporti i parë seksual mes të dyve ndodhi menjëherë pas një takimi me mbretin tashmë të Anglisë. “Kjo ndodhi, – zbulon vetë Victoria Adams, 50 orë pas takimit me Princin Charles. Që nga ai moment, Beckham ishte një ‘kafshë’ totale në shtrat”.
Në një deklaratë tjetër të shkruar në libër dhe të cituar nga “Independent”, ish-këngëtarja e “Spice Girls” shpjegoi se ishte e kënaqur me bashkëshortin e saj. Marrëdhëniet mes “Beckhams” dhe familjes mbretërore angleze janë historike, veçanërisht me Harry dhe Meghan. Sidoqoftë, kohët e fundit miqësia në fjalë është përkeqësuar përfundimisht.