Shqiptari rrëmben 26 vjeçaren dhe djalin e saj në Itali, i lidh në makinë dhe tenton të largohet

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për rrëmbimin e një 26 vjeçareje dhe djalit të saj 5 vjeçar.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas alarmit të ngritur nga bashkëshorti i 26 vjeçares.

33 vjeçari shqiptar ka ruajtur gruan që shoqëronte djalin në çerdhe dhe nën kërcënimin e thikës e ka detyruar që të largoheshin.

Më pas i ka lidhur në kyçin e dorës dhe janë larguar me makinë.

Pas rreth gjysmë ore, i shoqi, i alarmuar nga moskthimi i gruas në shtëpi, ka telefonuar policinë.

Policia ka lokalizuar mjetin dhe e ka ndjekur, duke e ndaluar më pas 100 kilometra deri në Trento.