Një familje australiane u tmerrua kur gjeti një gjarpër helmues në shtratin e vajzës së tyre. Gjithashtu gjarpri ndodhej mes lodrave dhe ishte pothuajse i pamundur të dallohej. Siç raportohet familja thirri Snake Catchers Brisbane & Gold Coast për t’i ndihmuar ata të largonin zvarranikun.
Sipas Australian Geographic, gjarpri njihet lehtësisht nga barku i kuq ka një ndërtim të fortë. Ai kafshon disa njerëz në Australi çdo vit, por asnjë vdekje nuk është raportuar Gjahtarët e gjarpinjve publikuan një video të gjarprit dhe nxjerrjen e tij nga dhoma e fëmijëve. Ata besojnë se ajo ka hyrë në shtëpi nga një derë e hapur.