Skandal te Ekonomiku, pedagogu sulmon fizikisht kolegen, ulërimat në korridor ndërpresin provimet e studentëve

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku dy pedagogë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Ndërsa nuk dihet ende shkaqet e këtij konflikti mësohet se grindja mes tyre ka nisur me shtyrje dhe sipas informacioneve të marra nga “Ora Neëws” mësohet se profesori M. A ka goditur kolegen L.B në korridorin e Ekonomikut.

Në momentin e sherrit disa studentë kanë qenë duke zhvilluar provimin e sezonit e ndërsa pas ulërimës së pedagoges, ata kanë dalë jashtë sallave për të parë çfarë po ndodhte.

Ndërkaq është konstatuar se ambientet e korridorit kanë qenë me njolla gjaku.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij incidenti, por mësohet se efektivët e Komisariatit nr. 1 në kryeqytet po merren me rastin në fjalë.