Avioni turistik rrëzohet në mes të autostradës në Francë, humbin jetën tre pasagjerët në bord

FRANCË- Tre persona humbën jetën ditën e sotme në Francë, pasi avioni turistik me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një autostradë.

Përplasja, e cila ndodhi në orët e pasdites në zonën e Parisit, thuhet se ka ndodhur pasi avioni ra në kontakt me një linjë të tensionit të lartë. Asnjë makinë nuk u godit në autostradë.

“Tre pasagjerët e avionit që sapo ishte nisur nga aeroporti i Lionit vdiqën. Viktimat janë dy burra dhe një grua”, tha zyra e prokurorit për AFP. Autostrada ishte e bllokuar në të dy drejtimet. Organet kompetente kanë nisur hetimet.

Seine-et-Marne: trois morts dans le crash d’un petit avion de tourisme sur l’A4 pic.twitter.com/Acs2cDc9ms

— BFMTV (@BFMTV) June 30, 2024