Shkodër/ U fut për t’u larë, mbytet 18-vjeçari në lumin Buna

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Obot të Shkodrës, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në ujërat e lumit Buna. Dyshohet se i riu është futur për t’u larë, por rrjedha e lumit e ka marrë para dhe më pas ai është mbytur. Ishte policia dhe banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.