Humbin jetën në aksident trafiku babë e bir nga fshati Opajë i Kumanovës. Njoftimin e kanë bërë të afërmit e tyre në rrjetet sociale.
“Të Allahu jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Allahu i mëshiroftë babë e birë nga fshati Opajë, Bastri dhe Luan Sallahi!
Familjes durim për këtë dhimbje të madhe”.-thuhet në njoftimin mortor.
Siç mësohet dy viktimat kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Përderisa Bastri Sallahu ka humbur jetën në vendngjarje, djali i tij nuk u mbijetoi lëndimeve dhe ka ndërruar jetë në spital.