Per te kuptuar nese shalqiri eshte rritur me hormone kjo eshte shenja qe duhet te kontrolloni

Shalqinjtë janë frutat e stinës së verës, janë plot me vitamina dhe tepër të shëndetshëm, por kujdes, pasi edhe këtij fruti kanë filluar t’i stimulojnë pjekjen me anë të hormoneve.

Nga ky frut mund të përdorni të gjitha pjesët e tij nëse ai është rritur në mënyrë natyrale, duke filluar me pjesën e brendshme, me farat dhe me lëvore.

Çaji nga farat e shalqirit është i shkëlqyeshëm për shëndetin e zemrës dhe mund të trajtoj një numër sëmundjesh dhe gjendjesh shëndetësore, duke përfshirë edhe kancerin.

Farat janë efikase gjithashtu edhe kundër shtypjes së lartë të gjakut dhe arterosklerozës dhe gjithashtu mund të trajtojnë edhe probleme të tjera shëndetësore.

Si të dini që keni zgjedhur shalqirin të rritur në mënyrë natyrale?

Kujdes, nëse shikoni brenda shalqirit, disa të çara në tulin e tij, atëhere ky frut është i pakonsumueshëm, pasi që është prodhuar në mënyrë artificiale dhe nuk është i shëndetshëm për t’u ngrënë.