Zyrtare! Broja huazohet te klubi anglez, zbulohen detajet e kontratës

Armando Broja duket se i ka dhënë zgjidhje të ardhmes së tij, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që do të qëndrojë në Premier League.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka treguar se 22-vjeçari shqiptar ka pranuar të huazohet te skuadra e Ipswich Town.

Pasi Chelsea u dorëzua ta shiste këtë verë, palët kanë rënë dakord që ai të huazohet dhe duket se Ipswich është zgjedhja e duhur, ku paga do të mbulohet nga “Blutë”.

Gjithashtu kanë rënë dakord që “Traktorët” do ta transferojnë menjëhrë Brojën verën e ardhshme për 30 milionë paund, nëse arrihet mbijetesa.

Çdo gjë pritet të konfirmohet shumë shpejt, me vizitat mjekësore që do të kryhen brenda këtyre 24 orëve.