Pësoi aksident në Francë, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Ka ndërruar jetë Leonard Gashi, që përpara katër ditësh pësoi aksident në Strasbourg të Francës.

Që nga aksidenti, i riu qëndroi në koma, ndërsa dje ka ndërruar jetë.

Ish-kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka njoftuar se po qëndron në Francë, pranë familjes së Leonardit, për ta ndarë dhimbjen me ta.

“Ju falënderojmë nga zemra të gjithëve që u lutët dhe shpresuat për shërimin e tij. Lutjet tuaja na kanë dhënë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë. Zoti e deshi më shumë se ne atë engjëll dhe e mori pranë vetes”, shkroi Bahtiri.