Tiranë/ Amerikani mbyt gruan, dy qentë dhe më pas vret veten

Një ngjarje tronditëse është raportuar pak minuta më parë në Tiranë, ku një burrë amerikan ka mbytur me litar gruan e tij aziatike. Më pas, ai ka mbytur dy qentë e tyre dhe në fund ka kryer vetëvrasje.

Policia tha se shtetasi amerikan kishte lënë një letër të detajuar ku shpjegonte arsyet e këtij akti të tmerrshëm.

Në letër, ai i drejtohet babait të tij, duke i thënë ndër të tjera: “Më fal, baba, nuk ia dola dot.”

Po hetohet ngjarja tragjike dhe shkaqet që e çuan amerikanin të mbyste gruan dhe më pas të kryente vetëvrasje.