Një qytetar ka raportuar në JOQ për çmimet abuzive të plazheve në jug të Shqipërisë, duke veçuar Sarandën si një nga destinacionet me çmime të papërballueshme.
“Në Sarandë, një sunbed pa shtresë sfungjeri në një gji të vogël pa asnjë lehtësim të veçantë, si dush apo dhomë nderrimi, kushton 20 euro! Totalisht e pajustifikueshme,” shkruan qytetari.
Për shkak të këtyre çmimeve të larta, ai dhe familja e tij kanë vendosur të bëjnë plazh në Borsh pavarësisht se kishin rezervuar qëndrimin në Sarandë.
“Per kete arsye ne vendosem qe edhe pse kemi rezervuar akomodim ne Sarande, te bejme plazh diku tjeter. Ju sugjeroj te gjitheve te ikin ne Borsh.
Mesa pashe puna ka rene andej, por shenje pozitive eshte qe bizneset po i pergjigjen kerkeses se ulet me oferte me te mire: sunbed me 7/8 euro dhe 10 nese do sunbed dhe nje tip shilteje. Po ju bashkangjis dhe foto te sundeds.”-përfundon qytetari.
https://www.instagram.com/p/C9PE0XNAF8f/?utm_source=ig_web_copy_link