Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Zamira Malaj (Goxhaj), një nënë me tre fëmijë të mitur ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve për t’i bërë ballë tumorit që po i përhapet me shpejtësi.
Që pas emigrimit në Greqi, dy vite më parë, fatkeqësitë për Zamirën s’kanë të ndalur. Pasi nëna e saj humbi jetën nga një sëmundje e rëndë, 39-vjeçarja u diagnostifikua me tumor agresiv në kraharor dhe gjoks.
Kimioterapitë dhe kurimi i kësaj sëmundje janë të papërballueshme për 39-vjeçaren e cila duhet të rrisë tre fëmijë të mitur. Që ajo të fitojë betejën me këtë sëmundje dhe të qëndrojë krah fëmijëve të mitur, ajo ka nevojë për ndihmë.
Familjarët e saj kanë hapur një llogari në GoFundMe ku kushdo që ka dëshirë të kontribuojë me aq sa mundet.
Apeli i familjarëve:
Zamira Malaj(Goxhaj), 39 vjec, nëna e 3 fëmijve të mitur, emigruar para dy vitesh familjarisht në shtetin fqinjë Greqi pa asnje lloj dokumentacioni. Para nje viti e gjys humbet nenen e saj nga nje smundje e keqe por, fatkëqsia vazhdon…para një muaj diagnostikohet me tumor agresiv në kraharor dhe gjoks i cili po përhapet shumë shpejt. Pas shumë orvatjeve në dyert e spitaleve e rënduar emocionalisht dhe ekonomikisht, ku në pa mundsi operimi por edhe trajtimi, pasi terapia me kimio kushtonë.
Lutemi të na bashkoheni në “luftën” për të shpëtuar jëten e Zamirës, nënës së tre fëmijve të mitur. Kontributi juaj, sado i vogël, në këtë luftë për jetën, do të forconte mundësinë që Zamira të fitonte betejën me sëmundjen.