Krimi brenda familjes/ Djali vrau babanë, publikohet fotoja e viktimës

Personi që shihni në foto është Enver Balla, 62-vjeç, i cili u vra nga i biri, Esmeral Balla. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur 20 ditë më parë në Shënavlash të Durrësit, por u zbulua vetëm këtë të mërkurë. 62 vjeçari ka humbur kontaktet prej 13 gushtit.

Pasi e ka qëlluar me pistoletë, dhe e ka hedhur në pus, djali ka kallëzuar në polici se ka humbur kontaktet me të atin. Bëhet e ditur se është gjetur trupi dhe arma e krimit. Shkak dyshohet të jetë bërë një çështje parash.