E tmerrshme/ I dashuri e lyen me benzinë dhe i vë flakën, pëson djegie në 75% të trupit

Një atlete nga Uganda ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një sulmi të tmerrshëm që i shkaktoi djegie në më shumë se 75% të trupit të saj. Sipas medieve të huaja, vrapuesja 33-vjeçare, Rebecca Cheptegei, u sulmua të dielën, më 1 Shtator, në shtëpinë e saj në kontenë Trans Nzoia, Kenia Perëndimore.

Dyshohet se i dashuri i saj, Nickson Ndiema, e lau me benzinë dhe i vuri flakën gjatë një debati të ashpër mes tyre. Policia lokale, përfshirë Komandantin e Qarkut Trans Nzoia, Jeremiah Kosiom, konfirmoi për BBC News se sulmi ndodhi pas një grindjeje jashtë shtëpisë së çiftit. “Gjatë konfliktit, Ndiema u pa duke derdhur një lëng mbi Cheptegei përpara se të ndizte flakën,” tha Kosiom për BBC.

Ndërkohë, edhe Ndiema ka pësuar djegie të rënda nga zjarri. Të dy u transportuan menjëherë në Spitalin Mësimor dhe Referues të Moi në qytetin e afërt të Eldoret për trajtim të veçantë. Gjendja e tyre mbetet kritike.