5 vite më parë i dedikuan djalit të tyre këngën ‘Duam’/ Artistët nga Gjeorgjia i bën cover pa leje! Reagon Miriam Cani: U treguam dashamirës por…

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Miriam Cani ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me ‘Cover-in’ që dy artistë nga Gjeorgjia i kanë bërë këngës së saj dhe Alban Skenderajt të titulluar ‘Duam’.

Miriami shprehet se ky ‘cover’ është publikuar 1 vit më parë dhe çiftit nuk i është marrë lejë për këtë.

Megjithatë, Cani shton se ajo dhe Albani kanë treguar dashamirësi ndaj këngëtarëve dhe nuk u’a kanë bllokuar versionin e publikuar.

Në ‘cover’ tingujt janë të njëjtë me këngën e çiftit ku dihet që autor i vijës melodike dhe autor i fjalëve është Alban Skënderaj ndërsa producent i këngës është Lorenc Aliaj.

Reagimi i plotë:

Këto ditë po na dërgojnë shumë njerëz një cover të këngës “Duam” nga dy artistë nga Gjeorgjia, ndoshta sepse cpo qarkullom më shumë në Shqipëri. Faleminderit për raportimin por ka më shumë se një vit që ka dalë dhe në jemi në dijeni që atëherë edhe pse nuk i njohim personalisht. Edhe pse do të kishte qenë mirë të na kishin marrë leje për të drejtat e ‘Cover-it’, prapë se prapë ne u treguam dashamirës dhe nuk ua bllokuam këtë version.