Gjendet e djegur makina e autorëve të plagosjes së dy personave më Don Bosko mesditën e kësaj të marte. Automjeti tip “Golf 5” është gjendur në Institut.
Sipas dëshmitarëve okularë, autori ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me armë me silenciatorë, dhe se dy të plagosurit, Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç kanë përfunduar në spital.
Mësohet se dy të lënduarit ndodhen në kujdesin e mjekëve. Aktualisht gjendja shëndetësore është stabel, po vijojnë t’ju behën ekzaminime dhe po mbahen ne monitorim nga stafi mjekësor.