Vendi është përfshirë nga një ndryshim i motit ndërsa temperatura kanë rënë duke i dhënë freski. Ndërkohë në disa zona ka patur edhe reshje të dendura shiu. Pasditen e sotme një stuhi shiu ka rënë në Dibër ndërsa janë krijuar probleme në rrugët nacionale.
Mësohet se ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4 u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit. Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër. Probleme në këtë aks rrugor pati edhe më rënien e gurëve kryesisht në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit.