Aktori Romeo Veshaj, i ka bërë një dedikim të veçantë të dashurës së tij, Heidi Bacit, e cila feston sot ditëlindjen.
“Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta!”, ka shkruar Romeo krahas një foto tek duket se puth Heidin në ballë, ndërsa shkruan më tej: “Të dua dhe kur s’ta them”.
Kujtojmë se dyshja u njohën gjatë eksperiencës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3”, e cila duket se po ecën mirë edhe jashtë. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë.
Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëritjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media. Edhe pse kishte dyshimte të shumta nëse do ta vazhdonin atë që nisën në “Big Brother VIP”, duket se çifti u ka dhënë fund këtyre aludime pasi në shumë dalje janë parë bashkë.
Pothuajse gjithë verën çifti është parë bashkë, ku kanë qenë vende te shumta ku kanë shkuar. Disa herë vetëm dhe disa herë në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, çifti është shfaqur më i lumtur se kurrë.