Lorenc Kosta, 45-vjeçar i cili u plagos sot në mesditë në Komunën e Parisit në Tiranë, është identifikuar si drejtori i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike. Bëhet me dije se plagosja ndodhi për shkak të një konflikti të lidhur me xhelozinë.
Sipas informacionit të marrë Kosta dyshohet se ka ngacmuar partneren e ish-komandantit të njohur të “Shqiponjave”, Erjon Goxhara. Kjo ngjarje ka çuar në përballjen e dhunshme, gjatë së cilës Goxhara ka përdorur armën e shërbimit për të plagosur Kosta.
Në këtë moment, Kosta ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar për lëndimet që ka marrë. Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim Erjon Goxharan dhe janë duke punuar për kapjen e tij. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe forcat e rendit po punojnë intensivisht për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.