“Ishte më e fortë se unë”, zbardhet vrasja e amerikanit në Tiranë

Pas ngjarjes tragjike në Tiranë, ku një burrë amerikan mbyti me litar gruan e tij, dy qentë dhe më pas veten, është zbardhur letra e gjetur në vendngjarje.

Mathew James Werts, i drejtohej babait të tij në letër me fjalët: “Baba, më fal, nuk mund ta përballoja. Më fal për atë që bëra; ishte më e fortë se unë.”

Mathew James Werts, autori i këtij akti të rëndë, ishte mësues në një shkollë private në Tiranë. 55-vjeçari nuk u paraqit në punë sot dhe drejtori i shkollës i shkoi në shtëpinë dhe zbuloi tragjedinë.

Trupi i pajetë i amerikanit u gjet i vetëvarur. Trupi i pajetë i bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane u gjet i mbuluar me rroba e mbi u gjetën trupat e dy qenve të mbytur.

Dyshohet se Werts vuante nga depresioni.