Një ngjaarje e rëndë ndodhi sot në Velipojë ku nga përplasja e dy jet ski, humbi jetën një shtetas italian 19-vjeçar.
Policia ka arerstuar vëllai i të fejuarës së 19-vjeçarit.
‘Në vijim të dy informacioneve te dhëna më parë, në lidhje me përplasjen e dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ku si pasojë e plagëve të marra shtetasi italian Nicola Lorio, 19 vjeç, humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Napoli Itali (vëllai i të fejuarës së shtetasit N. L, që humbi jetën.)
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia’, informon policia”. Si ndodhi ngjarja?
Dy Jet-Ski janë përplasur në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe përplasje mes dy motorëve të ujit ka ndodhur 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë si pasojë e manovrave të gabuara.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 19 vjeçar italian, Nicola Lorio, pasi nuk mundi tiu mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Shkodrës.
Të dy turistët italianë morën plagë, por 19 vjeçari mori plagë të rënda në kokë dhe në qafë si pasojë e përplasjes.
Nga hetimet e deritanishme, janë marrë në pyetje edhe poseduesit e Jet Ski. Dy mjetet motorike janë marrë konfrom rregullave. Dhe vetë italiani tjetër ka pohuar që kanë qenë duke bërë manovra. U humb kontrolli dhe u krye aksidenti dhe ngelën të lënduar dhe 19 vjeçari mori plagë më të rënda, një milje larg bregut.
Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy të rinj italian Nicola Lorio dhe S. D., 20 vjeç. Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.
‘Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian Nicola Lorio, 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.
Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.’, ishte njoftimi paraprak i policisë.
Ndërsa më tej policia dha lajmin e vdekjes së 19 vjeçarit italian.
‘Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian Nicolo Lorio, 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.’