Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin mbetën të plagosur tre persona, mes tyre dy turistë anglezë.
Bëhet me dije se njëri nga turistët anglezë, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.
Në aksident janë përfshirë dy mjete që sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë.
Sipas njoftimit të policisë, nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur dy turistë anglezë dhe drejtuesja e mjetit tjetër.