Lamine Yamal pritet të jetë ylli i Spanjës që mund të shkëlqejë në finalen e sotme përballë Anglisë, e cila po luhet në Berlin.
Ylli i “La Rojas” vendosi menjëherë një rekord, pa u shkelmuar topi i parë i kësaj finalje.
Në moshën 17-vjeçare e një ditë, Yamal është bërë futbollisti më i ri që starton në një finale të një Europiani ose Botërori.
Ai kështu ka thyer dhe rekordin e legjendës braziliane Pele, i cili në finalen e Botërorit të 1958 ishte titullar për Brazilin në moshën 17-vjeçare e 249 ditë.