Të paktën 3 persona janë vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur pas një sulmi në Lautlingen të dielën, më 14 korrik, raportoi gazeta gjermane Bild.
Ky qytet gjendet në shtetin gjerman të Baden-Vurtemberg.
Bild bën me dije se sulmuesi dyshohet se është gjahtar.
Aktualisht ka rreth njëqind shërbime emergjente dhe dy helikopterë shpëtimi në vend të cilët kanë rrethuar zonën.
Motivi i ngjarjes është i paqartë ndërsa nuk ka informacione për fatin e autorit./vizionplus.tv