Një vajzë 2-vjeçare nga Arizona, në SHBA, humbi jetën, pasi babai i saj e la në gjumë në makinë gjatë një vale të nxehte, të martën.
Një hetim fillestar zbulon se babai i vogëlushes mbërriti në shtëpi, ndërsa ajo ishte duke fjetur në makinë dhe ai e la atë atje me automjetin dhe kondicionerin ndezur, ndërsa ai hyri brenda shtëpisë së tij.
Nëna e saj më në fund mbërriti në shtëpi dhe pak më vonë fëmija u zbulua i se ishte e pavetëdijshme brenda makinës, e cila kishte të fikur kondicionerin.
Zjarrfikësit dhe policia e Maranës mbërritën pak pas orës 16:00 në vendngjarje.
Fëmija u la në makinë për rreth 30 minuta deri në një orë para se të gjendej, bëri të ditur policia