E rëndë/ Turistja humb jetën në Liqenin e Komanit, zbulohen detajet paraprake

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Koman, ku një shtetase franceze 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dergohet në morgun e spitalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.