Oferta marramëndëse e PSG-së për Yamal merr ‘jo’ e Barcelonës për tri arsye

As që bëhet fjalë. Kështu iu përgjigj Barcelona interesimit të PSG për blerjen e “fëmijës” mrekullibërës Lamine Yamal, i cili po shkëlqen me Spanjën në Kampionatin Europian.

Sipas informacioneve të publikuara nga EFE, klubi francez ka ofruar 250 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin 16-vjeçar, i cili do të mbushë 17 vjeç më 13 korrik.

Një ofertë e dorëzuar në selinë e Barcelonës para fillimit të “Euro 2024”, e cila iu kthye menjëherë dërguesit nga menaxheri i katalanasve, Deco, për tri arsye, mbi të gjitha.

Së pari, forca e drejtuesve Blaugrana qëndron pikërisht në kontratën e lidhur me xhevahirin sulmues deri në vitin 2026 dhe klauzolën aktuale të përfundimit prej rreth 1 miliard euro.

Së dyti, lojtari nga Esplugues de Llobregat shihet nga bordi i drejtorëve të klubit katalanas si një nga simbolet e së ardhmes së Barcelonës.

Së treti ai përfaqëson AND blaugrana. Yamal u rrit me ekipet e të rinjve të Barcelonës, ndërsa u thirr në ekipin e parë falë ish-trajnerit Xavi Hernandez. Kontrata e Yamal do të zgjatet edhe për dy sezone të tjera, kur ai të mbushë 18 vjeç.