Nëna e autorit të krimit në Fier i kërkon falje nënës së viktimës: Djalin nuk ta vr*au djali im!

Nëna e 39-vjeçarit, Xhuljano Miho, i cili vrau me thikë partnerin e ish-gruas së tij, Xhimi Bakajn, në lagjen “11 Janari” në Fier, mbrëmjen e 5 korrikut, ka reaguar për këtë ngjarje të rëndë, duke fajësuar ish-nusen e saj, 27- vjeçaren për këtë krim.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, nëna e autorit të kësaj ngjarje u shpreh se faji për gjithë këtë ngjarje të rëndë i mbetet 27 vjeçares, nënë e tre fëmijëve me Xhuljano Marjus Miho, e që pret fëmijën e katërt me vitkimën Xhimi Bakaj.

Ajo i shpreh ngushëllime familjes Bakaj, pasi e rritën për ta pasur me jetë dhe jo për ta vënë nën dhe në këtë moshë të re, por sipas saj ish-nusja ka përdorur të dy djemtë.

“Djalin nuk ta vrava unë, nuk ta vrau djali im, ajo i përdori të dy djemtë”, u shpreh nëna e Xhuljano Mihos.

“E rriti me mundime, e bëri djalë 2 metër, jo për ta futur në dhe’, por për ta gëzuar ajo nënë, për të krijua familje që meritonte, jo një nuse që kishte qenë 2 vite e martuar me burrin e parë dhe pastaj 9 vite me djalin tim dhe pastaj shkoi tek Xhimi. Pse e mori Xhimin në qafë ajo vajzë, pse e mbuloi me të zeza atë familje, pse me dorën e djalit tim.

Është dhimbje e madhe për ne sa të jem gjallë. Asaj nënë i kërkoj lutje, falje me dorë në zemër ngushëllime të sinqerta.

Por djalin s’ta vrava unë, s’ta vrau djali im, ajo i përdori të dy djemtë.

Me viktimën jam përballur 2 herë, më 15 maj më ka nxjerrë burri dhe djali sepse kam probleme shëndetësore.

Viktima na del përpara tek Prefektura, në njërin krah kisha djalin dhe në krahun tjetër kisha burrin, i tha djalit “Pse më ke sharë mbrëmë? Jo i tha djali ku të kam sharë? Më tha ajo që ke sharë kur erdhe të takoje fëmijët.

Siç kisha dorën e kapa për krahu dhe i thashë “Mor bir, ti merre gruan me 3 fëmijë, i prishe familjen, edhe mbase të ka sharë’. Një shok i tij vinte me makinë vërdallë, i thashë ‘me këtë që bëj, do të lajmëroj policinë’.

Më tha “Unë në polici ju fus që të mos shikoni dritën e diellit me sy”. I thotë bashkëshorti “Nuk jemi për këtë punë, e more gruan e tij, ta gëzosh, na lër të qetë.”

Ne u ndamë me të dhe ikëm, shkuam në lokal dhe biseduam, kaq mbaroi”, tha ajo.