Një faturë e dërguar në JOQ Albania ka pasqyruar se sa lirë mund t’i shkojë dreka qytetarëve apo edhe turistëve në Lezhë. Dy persona kanë shijuar një vakt të plotë për vetëm 10 mijë lekë të vjetra.
Në faturë janë porositur: 2 kos, 2 pilaf, 1 turli, 2 qofte, 1 sallatë miks dhe 1 fasule. Çmimet e arsyeshme, nisin nga 5 qind lekë të vjetra lekë për qoftet e deri në 2 mijë lekë të vjetra për disa nga pjatat e tjera.
Ky shembull tregon se në qytetin e Lezhës, mund të shijosh ushqim të shijshëm dhe të paguash një çmim shumë të ulët.
Restorantet që ofrojnë cilësi dhe çmime të përballueshme janë gjithmonë një zgjedhje e mirë për qytetarët dhe turistët sikundër vendet e tjera në Shqipëri.