Video emocionuese, lind në Shqipëri bebushi 6.1 kg, pesha më e madhe në 10 vitet e fundit

a lindur në “Mbretëresha Geraldinë” bebi me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në vendin tonë.

Ai është një bebe i shëndetshëm, ndërsa në gjendje të miorë është edhe nëna, e cila ka pasur një lindje natyrale. Pamjet i ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, me lejen e prindërve.

“Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit, pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”. Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Mirënjohje nga për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, shkruan Koçiu.