Një nënë 33-vjeçare ka braktisur bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj të mitur, për t’u larguar më pas jashtë vendit.
Denoncimi ndaj nënës me iniciale J. R., është bërë nga bashkëshorti i saj. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht 34-vjeçaren.
“Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. R., 34 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur”, thuhet në njoftim.