Tragjedia në Fier, vëllai i 23-vjeçarit që u vra: ‘Vajza është shtatzënë’

23-vjeçari Xhimi Baka mbeti i vdekur ditën e premten ( 5 korrik) në Fier, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho, ish-bashkëshorti i të dashurës me të cilën ky i fundit bashkëjetonte.

Shkak për vrasjen e të riut dyshohet është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Nga ana tjetër, Xhuliano Miho, që vrau një natë më parë partnerin e gruas, me të cilën ishte në proces divorci, pretendon se sulmin e nisi vetë viktima, 23-vjeçari Xhimi Bakaj.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, në dëshminë e tij në polici është shprehur se biçaku ka qenë i viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar.

Nga ana tjetër, në një intervistë për “Shqipëria Live”, vëllai i viktimës Maniko Bakaj ka deklaruar se këto deklarata janë gënjeshtër dhe tentativë për të hequr fajin nga vetja. Sipas tij, Xhuliano e kërcënonte çiftin e ri prej kohësh. Ai deklaroi se e reja është shtatzënë me vëllain e tij të ndjerë dhe kjo mund të jetë bërë shkak për degradimi ne konfliktit.

“Vëllai dhe e reja ishin të dashuruar, bashkëjetonin bashkë. Xhuliano ishte çdo ditë dhe natë tek dera e shtëpisë, i kërcënonte me thikë. I merrte në telefon, i kërcënonte. Vëllai di që ka bërë rreth 4 ose 5 denoncime dhe vajza më duket se është me urdhër-mbrojtje. Ajo ka fëmijë me Xhulianon por gjithashtu është shtatzënë me vëllain tim. Besoj që Xhuliano e ka ditur që ajo është shtatzënë. Ajo nuk e donte më atë. Besoj se shtatzënia ishte shkaku i sulmit. Vëllai më kishte shprehur që nuk ishte situata mirë, por jo kaq keq. Dëshmia që ka dhënë se vëllai e ka sulmuar është gënjeshtër për t’i hedhur fajin. Ai ka shkuar tek shtëpia i ka kërcënuar. Kemi një video ku Xhuliano e kërcënon, i thotë ‘do të të vras, do të të therr’. Është shumë e rëndë si video. Atë ditë, Xhimi do dilte për të blerë cigare ndërsa Xhuliani ishte aty jashtë dhe vajza i ka thënë mos dil. Sapo vëllai ka dalë, ai e ka sulmuar me thikë.”- tha vëllai i viktimës.