18-vjeçari, Genci Gjura që përplasi për vdekje të miturën sllovake, ditën e djeshme në Gjirin e Lalzit kishte vetëm katër ditë që kishte marrë patentën.
Pas aksidentit, policia e ka arrestuar 18-vjeçarin duke e akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
8-vjeçarja do shkonte në një market në momentin kur është përplasur nga makina.
Prindërit e saj kishin ndaluar makinën në rrugë dhe i kanë thënë vajzës që të shkojë në market.