Liqeni i Fierzës, një nga atraksionet natyrore më të bukura dhe më të rëndësishme të Shqipërisë, po përballet me një problem serioz ndotjeje që po ndikon negativisht në turizëm. Plehrat dhe mbeturinat e shpërndara nëpër liqen kanë shkaktuar një shqetësim të madh për banorët lokalë dhe vizitorët.
Raportet e fundit tregojnë se niveli i ndotjes në Liqenin e Fierzës është rritur ndjeshëm, me mbetje plastike, metale dhe mbeturina të tjera të shpërndara në ujë dhe përgjatë bregut. Situata është bërë aq kritike sa që pamja e bukur e liqenit është zbehur nga sasia e madhe e mbeturinave.
Ndotja ka ndikuar drejtpërdrejt në fluksin e turistëve në këtë zonë. Shumë prej tyre kanë vendosur të anullojë vizitat e planifikuara ose të largohen më herët se sa ishte parashikuar. Shteti nuk po ndërmerr asnjë masë për heqjen e tyre pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga banorët.