Shpërthen në flakë makina në dalje të tunelit të Llogarasë, shpëtojnë për mrekulli familjarët

Një makinë ka marrë flakë sapo ka dalë nga tyneli i Llogorasë.

Merecedes TIP Fuoristradë ishte automjeti i cili u shkrumbua nga flakët që e përfshinë. Në makinë duke udhëtuar ishin edhe dy femijë të cilët kanë dalë së bashku me familjarët sapo kanë parë tymin.

Dyshohet se shkak i shpërthimit është shkëndija elektrike.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S, 55 vjeç. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.