Të paktën 56 persona janë hemluar në qytetine Bulqizës, dyshohet nga konsumimi i ujit të çezmës.
Dhjetra qytetarë të tjerë i janë drejtuar spitalit këtë pasdite, duke shfaqur shenja helmimi dhe të vjella.
Paraprakisht dyshohet se nga punimet në ujësjellës janë përzier uji i pastër me ujërat e zeza.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët në Bulqizë helmohen nga uji, megjithatë asgjë nuk është bërë për ta hetuar këtë problematikë.
Sakaq, policia thotë se po hetohet për ngjarjen teksa janë marrë mostra nga uji dhe pritet të kryhen analizat.
Raportohet gjithashtu se fillimisht ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë.