Krim në Fier. Ish bashkëshorti vret me thikë bashkëjetuesin e gruas
Sherr ka nisur me përplasje fizike e më pas me përdorimin e thikës.
39 vjeçari Xhuliano Miho ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e ish gruas së tij Xhimi Bakaj i cili ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka arrestuar 25-vjeçarin.
‘Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit’, informon policia.