Mbi 5 tonë peshq të ngordhur kanë pushtuar rezervuarin e fshatit Petovë dhe Kurjan, Fier duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët, si për aromën e rëndë por edhe rrezikun që iu kanoset.
Ata thonë se prej 3 ditësh rezervuarët janë në këtë gjendje por nuk mund ta përcaktojnë arysen. Për shkak të temperaturave të larta, banorët kanë frikë se mund të përhapet ndonjë epidemi pasi edhe kafshët e tjera po ushqehen me peshqit e ngordhur.
Agjencia Rajonale e Ruajtjes së Mjedisit është në dijeni të këtij problemi, por deri më tani nuk ka marrë asnjë masë me pretekstin se nuk është kompetencë e tyre sepse këtë problem kontroll e ushtron Ministria e Mjedisit. Me të njëjtin arsyetim, heq përgjegjësinë nga vetja edhe AKU, Drejtoria e Peshkimit dhe Drejtoria e Ruajtjes së Mjedisit në bashkinë Fier.
Përfaqësues të bashkisë Fier thonë se kjo është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, për shkak të temperaturave të larta por edhe rënies së nivelit të ujit në rezervuar.