Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta gjatë vizitës së tij në spitalin Onkologjik në QSUT.
Disa të rinj janë përballur me kryeministrin dhe i kanë kërkuar llogari për skandalin e shëndetësisë, ndërsa në duar mbanin pankarta dhe një boks ku dëgjohej Rama duke folur për shëndetësinë falas.
Një prej të rinjve që iu drejtua Ramës me fjalët: “O maskara, e hoqe prape përgjegjësinë nga vetja”, është ndaluar nga rojet e sigurisë dhe shoqëruar në Komisariatin nr.4 ashtu si bashkëmoshatarët e tij.
Në orën 19:00 pritet të mbahet protesta e dytë para Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët dhe aktivistët që kërkojnë dorëheqjen e ministres pas skandalit në Onkologjik.