Pacientet presin sherbimin ne spitalin e Durresit, infermierja luan ne kompiuter me lojra. Video

Nuk reshtin denoncimet nga sistemi shëndetësor.

Pas zbërthimit të skemës skandaloze të zhvatjes tek Spitali Onkologjik, ku mjekët për t’iu ofruar shërbim pacientëve me kancer i drejtonin ata nga privati, një tjetër skandal ka ndodhur për bluzat e bardha të vendit tonë.

Kësaj here në qytetin e Durrësit. Qytetarët kanë filmuar në Spitalin e qytetit bregdetar se si një infermiere luan në kompjuter gjatë orarit të punës.

Teksa dhjetëra pacientë prisnin që të merrnin shërbim, infermierja si duket më me prioritet kishte lojën “bubble shots” se sa t’i qëndronte mbi kokë të sëmurëve.

Nuk kanë fund skandalet në shëndetësinë shqiptare. Rasti më i fundit na vjen nga Spitali i Durrësit ku qytetarët kanë filmuar se si një infermiere luan në kompjuter gjatë orarit të punës. Qytetarët shprehen se ndonëse të sëmurët prisnin për të marrë shërbim, infermierja luante në kompjuter. Ata kanë dërguar edhe videon të cilën do ta gjeni në vijim.

Kjo video skandaloze është publikuar nga JOQ.

https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=76853987-f14c-44c6-bc03-5448c8e4d8a5