Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në Rrogozhinë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz i Vogël, dyshohet për motive pronësie.
Voxnews.al mëson se Bledar dhe Enver Tafa janë autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të shtetasit Eljon Alush Deda, pas konfliktit për pronën.
Aktualisht nuk dihet gjendja e personit të plagosur, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes.