Basti më emocionues ku nuk humbi askush, familja ribashkohet pas 11 vitesh

Mira ka arritur që pas 11 vjetësh të pajiset me dokumentacionin grek dhe më në fund, të kthehet në Shqipëri.

Ajo është shumë e përmalluar për prindërit ndaj ka vendosur t’i surprizojë në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Por në këtë surprizë ajo s’është e vetme pasi në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan i janë bashkuar dy motrat, Oligerta e Elda dhe vëllai, Gerti që ka ardhur nga Finlanda.

Elda zbuloi se ka vendosur bast me babain, Bujarin. Edhe ai vetë e konfirmoi dhe tha se dyshimet e tij janë te Elda, ndërsa gruaja, Zerdelia dyshon te Mira dhe Gerti. Më në fund para atyre hapet ekrani dhe shfaqet imazhi i Eldës, por kush e fitoi vërtet bastin?

Ardit Gjebrea: Kush e fitoi bastin?

Bujar: E fitova unë!

Ardit Gjebrea: E fitove ti bastin!

Bujar: 2 baste, 2!

Ardit Gjebrea: 400 euro ke fituar!

Bujar: Kjo më ka thënë ka ikur në plazh, ku di unë…

Ardit Gjebrea: Po edhe këtu atmosferë plazhi kemi ne, prandaj ktheva kokën nga publiku se thashë plazh… Basti nuk mbaron këtu, ka edhe pak fare!

Bujar: Kjo s’ka bast gjëkundi! Kjo thotë s’jam e këtyre punëve, nuk e kam besuar. E falenderojmë shumë!

Ardit Gjebrea: Znj. Zerdelie, po si e humbe bastin kështu?

Zerdelie: S’ka rëndësi.

Ardit Gjebrea: Jo, për mua ka shumë rëndësi, ja shiko pak.

Zerdelie: Ja ku është edhe ajo!

Ardit Gjebrea: Ja ku është edhe ajo! Ka ardhur goca pas 11 vitesh në Shqipëri!

Bujar: Humba bastin! Jo, jo nuk besohet kjo! Keni bërë ndonjë kurdisje, ndonjë montim fotosh.

Ardit Gjebrea: Kemi bërë një montazh me foto! E vërtetë, por prit se s’kemi mbaruar!

Bujar: Zonja paska qenë më e zgjuar! E pabesuar!

Ardit Gjebrea: Asnjë nuk humbi!

Në përqafimin familjar, bashkohen edhe nipërit e Bujarit e Zerdelies, po aq të emocionuar.