Mjekja nutricioniste Albana Daka ndau disa këshilla në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për personat që kanë probleme me tiroidet dhe regjimin ushqimor që ata duhet të ndjekin për t’i mbajtur në kontroll.
Daka u shpreh për moderatorin Alban Musa se problematikat më të mëdhaja janë me mungesën e jodit dhe kjo kuptohet te fëmija sapo lind vetëm me anë të një testi.
Sipas mjekes, nëse kapet që në stadin e parë bëhet trajtimi menjëherë dhe shumë më lehtë.
“Probl emat ikat më të mëdhaja janë me mungesën e jodit apo me ato që ne i themi gjendje të hipotiroidizmit, pasi numri i rasteve është shumë më i madh me hipotiroidizëm. Hor monet e tiroideve janë pjesë që në të ditët e para të lindjes, pasi bëhet testimi.
Nëse e kapim që në stadin e parë bëhet trajtimi menjëherë dhe shumë lehtë tek fëmija. Nëse nuk kapet që në stadin e parë, pra nuk bëhet ky testim, atëherë pas vitit të parë zakonisht kemi probleme kryesisht në pr apambetje mendore në moskordinimin e fëmijës, të cilat bëhen më të vështira për t’u menaxhuar me mjekime në qoftë se e fillojmë pas vitit të parë të jetës”.
Daka theksoi se regjimi ushqimor është hallkë shumë e rëndësishme sepse te një person me tiroide kryesisht te femrat kemi një peshë të ekzagjëruar.