“Të vjella, dhimbje stomaku…”/ Mjeku paralajmëron qytetarët: Ja shenjat që…

Toksikologu Alert Drishti ishte mëngjesin e kësaj të premteje në “Good Morning Albanians” për të folur rreth rrezikut që na vjen nga helmimi i ushqimit. Ai tregoi gjithashtu se cilat janë shenjat që na tregojnë se jemi helmuar nga ushqimi.

Ai tha se shenjat kryesore të helmimit janë, të vjellat, dhimbjet e stomakut dhe marramendja.

“Pacientët e kuptojë që janë helmuar kur ndiejnë shqetësime. Nuk ka helmim që nuk jep simptoma në një moment të caktuar. Pacienti mund të vij e të thotë nuk ndihem mirë. Mjeku fillon e merr anamnezën dhe fillon e dyshon, gjatë kohës së dyshimit, mund të filloj disa analiza, e në këto momente mjeku fillon të kuptoj që personi është i helmuar.

Nëse rruga e marrjes është nga goja, e vjedh brenda orës së parë, ti ke hequr me anë të të vjellave një sasi të substancës helmuese. Duke larguar, e zvogëlon produktin helmues dhe mund të mos kemi intoksikim”,-tha Drishti.