Një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në shtratin e përroit Bure në Candeglia.
Ishte familja e 65- vjeçarit Gjon Toma që iu drejtua policisë, pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi.
Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si Gjon Toma ishte larguar nga shtëpia e tij rreth orës 08:30, mëngjesin e së dielës.
Burrit i pëlqente të ecte në ato anë dhe nuk ishte hera e parë që ai shkonte aty, ndërsa aty pranë kishte edhe një kopsht perimesh për të cilin kujdesej.
‘Thuajse shkonte aty gjithmonë me biçikletë, ndërsa këtë herë doli dilte në këmbë”, tha djali i tij Renato.
Për të shpejtuar kërkimin ai kishte publikuar një njoftim në rrjetet sociale, ku jepej informacion për rrobat që kishte veshur burri kur kishte dal nga shtëpia: tuta blu e errët, bluzë pambuku gri, këpucë blu të hapura dhe një çantë e kuqe.
Zbulimi i trupit të tij të pajetë është bërë nga forcat zjarrfikëse, ndërsa nuk dukej se kishte shenja dhune.
Megjithatë pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes.