Panik në ajër! Avioni me 300 pasagjerë goditet nga turbulencat e forta, dhjetëra të plagosur

Të paktën 30 pasagjerë po trajtohen për lëndime në Brazil, pasi avioni i linjës Air Europa u godit nga turbulenca të forta.

Udhëtarët pësuan lëndime në pjesë të ndryshme të trupit dhe u detyruan të prisnin tre orë të shtrirë në dyshemenë e avionit përpara se largoheshin nga aty.

Fluturimi UX045 po nisej nga Madridi, Spanjë për në Montevideo, Uruguai, me 325 pasagjerë kur kapiteni kërkoi të bënte një ulje emergjente në orën 2:32 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar Governador Aluízio Alves në Natal.

Më shumë se 10 pasagjerë u dërguan me urgjencë në Spitalin aty pranë Monsenhor Walfredo Gurgerl, sipas Aeroportit në Brazil.

Ky ishte incidenti i dytë i Air Europa në më pak se 24 orë pasi një fluturim nga Madridi në Tel Aviv u devijua për në Romë.